Barcelona ka blerë sulmuesin Martin Braithwaite nga Leganes. Klubi katalanas ka paguar klauzolën prej 18 milion eurosh dhe futbollisti danez do të jetë pjesë e klubit të ri deri më 30 qershor të vitit 2024. Nuk mungon edhe klauzola që e lë të lirë atë dhe kap shifrën e 300 milion eurove.

“Por Martin Braithwaite bën më shumë se sa dërgon topat në rrjetë. Ai është një lojtar që punon shumë, është shumë i dedikuar dhe mund të luajë kudo në sulm. Te Leganes ai ka qenë edhe vija e parë e mbrojtjes, duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij për t’u kthyer prapa.

Gjithashtu ai është një lojtar i mrekullueshëm në kombinime. Me pak fjalë ai është një dhimbje koke për çdo mbrojtje që duhet të përballet me të”, shkruan mes të tjerash Barcelona në postimin e zyrtarizimit të sulmuesit.

The post Zytare/ Barcelona me sulmues të ri dhe i vendos një klauzolë të frikshme appeared first on Sport.