Pavarësisht se merkatoja është zyrtarisht e mbyllur, drejtuesit e Vllaznisë vijojnë punën për të përforcuar skuadrën, teksa kanë zyrtarizua porterin maqedonas, Andreja Efremov, i cili së fundmi ka luajtur me Sikelsin në Maqedoni.

Klubi shkodran bën me dije, se mbrëmjen e së premtes portieri në fjalë është bërë pjesë e listës së federimit të ekipit “B” dhe sipas rregulloreve përkatëse të FSHF-së do të jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjet e ardhshme.

Gardiano 27-vjeçar është aktivizuar me disa skuadra. Gjashtë vitet e para të karrierës së tij i ka kaluar me ekipin e Metalurgut të Shkupit dhe më pas është aktivizuar me Rabotniçkin, Renovën, ku madje ka shënuar edhe një gol e po ashtu edhe me portugezët e Famalikaos. Dy sezone më parë, portieri është aktivizuar edhe me bullgarët e Lokomotiva Sofia, ku ka luajtur në 18 takime. Sa i përket ecurisë me ekipet përfaqësuese, ai është aktivizuar me kombëtaret U-19 dhe U-21 e është aktivizuar në një takim të vetëm edhe me ekipin kombëtar të Maqedonisë.

The post ZYRTARE/ Vllaznia nuk ndalet në merkato, prezanton një tjetër afrim të bujshëm në merkato appeared first on Sport.