Janë shtyrë 5 ndeshje të Serie A, të planifikuara për tu luajtur këtë fundjavë. Për shkak të Koronavirus ishte vendosur që të gjitha ndeshjet në Serie A të luheshin me dyer të mbyllura, për shkak të frikës se virusi do të shpërndahej. Megjithatë në një vendim të marrë para pak minutash, është vendosur që 5 nga ndeshjet e kësaj fundjave të shtyhen.

Një nga ndeshjet që do të shtyhet, është edhe ajo e derbit të Italisë, Juventus-Inter. Ndeshjet e tjera janë ato të, Milan-Xhenoa, Parma-Spal, Sasuolo-Bresha dhe Udineze-Fiorentina, pikërisht këto ndeshje do të luhen në 13 maj.

The post Zyrtare: Shtyhet Juve-Inter dhe 4 ndeshje të tjera/ Ja kur do të luhen appeared first on Sport.