Dinamo do të ketë presidentin e ri dhe do të jetë italiani Marko Pontreli. Në fakt është zyrtarizuar si president edhe disa muaj më parë, në vjeshtën e vitit të shkuar kur ndodhën edhe ndryshimet në staf dhe në drejtim…

Gjithsesi, koha të tregojë se si do të jetë e ardhmja e klubit blu. Pak minuta më parë nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook” jepet lajmi se Marko Pontreli është zyrtarisht presidenti i skuadrës së Dinamos nga sot e në vijim. E madje se do të nisë një “epokë’ e re dhe një faqe e re për Dinamon tashmë që në krye ka Pontrelin si president…

Ndërkohë, “Vipsport” ka kontaktuar edhe me administratorin Ismet Saliu që ka pohuar se ka pasur negociata, e madje edhe do të ketë, madje edhe ditën e nesërme dhe e gjitha për të mirën e Dinamos. Ja postimi që kanë bërë pak më parë në faqen e “Dinamos”, ku zyrtarizohet Marko Pontreli si president…

The post Zyrtare/ Merret vendimi i bujshëm, ja kush do të jetë presidenti i ri i Dinamos appeared first on Sport.