Juventusi ka njoftuar rinovimin e kontratës me Wojciech Szczesny. Portieri do të qëndrojë me skuadrën torineze deri në vitin 2024. Ai iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në vitin 2017 dhe është kthyer në titullarin e kampionëve të Italisë.

Polaku nuk u afrua me shumë pritshmëri, por deri më tani ka bindur duke fituar dy kampionate, kupën e Italisë dhe një Superkupë Italie. Shtatlarti ndjehet mirë në Itali dhe nuk do të lëvizë në ndonjë skuadër tjetër.

Klubi juventin e bëri zyrtare rinovimin e portierit te skuadra italiane me një postim në rrjetet sociale. Szczesny ka një mesatare të ulët pësimi golash për ndeshjet e luajtura. Ai ka ulur në stol një legjendë porte si Gianluigi Buffon.

The post Zyrtare/ Juventusi rinovon me yllin e ekipit appeared first on Sport.