Florian Kamberi, sulmuesi shqiptar la Hibernian në merkaton e janarit dhe kaloi te Rejxhersi. Ai ka treguar se po kalon një formë të mirë dhe në dy ndeshjet e fundit, përveç paraqitjeve të mira arriti të shënoj në kampionat.

Rejnxhersi do të luajë sot, ndeshjen e kthimit ndaj Bragës, e vlefshme për Ligën e Europës. Takimi i parë përfundoi 3-2 në favor të skocezëve.

Trajneri Stiven Xherard, në konferencën për shtyp, përveç rëndësisë së kësaj ndeshje foli edhe për Kamberin.

“Është e rëndësishme të thuhet se ai e meriton të nisë si titullar, pasi ka kontribuar që nga momenti kur ai ka hyrë në fushë. Kemi dëgjuar shumë gjëra rreth karakterit të tij përpara së të mbërrinte. Unë duhet të them se është krejtësisht ndryshme nga ato që kam parë në këto  pak javë. Ai është profesionist dhe po vijon një formë të shkëlqyer”, shprehet Xherard.

“Ai ka më bën shumë pyetje nga pikëpamja taktike dhe më duket si një student i kësaj loje. Ai dëshiron të mësojë dhe me të vërtetë po kënaqet duke qenë këtu”, përfundon Xherard.

The post Zherard i mahnitur nga Florian Kamberi, jep deklaratën e bujshme për shqiptarin appeared first on Sport.