Problemet e Skënderbeut nuk kanë të përfunduar. Dihej që Zhan Ndeki i mungon ekipit në fushë prej 4 ndeshjesh (3 kampionat dhe 1 Kupë) dhe shkak është bërë ai dëmtim që ka pësuar në rrëzë të kofshëve.

Për të fundit herë ka luajtur me Laçin më 3 shkurt, ndërsa me Bylisin qëndroi vetëm në stol në sfidën pasardhëse të 8 shkurtit. Senegalezi ka afro dy javë që është larguar drejt Francës për të zhvilluar terapi riaftësuese dhe duhet të kthehej para pesë ditëve në Korçë, por nuk ka ndodhur kështu.

23-vjeçari ka njoftuar drejtuesit e klubit se ndien ende shqetësime, ndaj ka kërkuar që ta shtyjë kthimin për në Shqipëri edhe për disa ditë të tjera, pasi do t’i duhet që të kryejë edhe disa seanca të tjera terapi.

Pavarësisht se justifikimi deri diku mund të qëndrojë, “zhdukja” lë hije dyshimi. Ai konsiderohet një lojtar tejet i rëndësishëm për bardhekuqtë në sulmin korçar, ndaj edhe mungesa e tij ka shtuar stresin./Panorama SPort

The post “Zhduket” Ndeki/ Sulmuesi fut në dyshime korçarët, shtyn kthimin në Shqipëri appeared first on Sport.