Kur është luajtur gjysma e kampionatit, pra 14 javë, Kategoria e Dytë, ka hyrë në një fazë tepër interesante. Një garë tepër e fortë për sa i përket vendit të parë.

Plot 3 skuadra, kryesojnë me pikë të barabarta. Bëhet fjalë për Tomorin, Maliqin dhe Albpetroli. Një tjetër fakt interesant që vlen për t’u përmendur, është se në këto 14 javë, skuadra maliqare, nuk e ka provuar ende shijen e humbjes.

Ndërkohë për sa i përket fundit të renditjes, skuadra e Selenicës duket se e ka prerë për në Kategorinë e Tretë. Në 14 javë, ata kanë arritur të sigurojnë vetëm 1 fitore, por edhe ato pikë i janë hequr nga Komisioni i Disiplinës, pasi nuk u paraqitën në ndeshjen ndaj Albpetrolit, disa javë më parë, teksa mbyllin klasifikimin me 0 pikë.

Selenica

 

The post Zero pikë në 14 javë kampionat, klubi shqiptar për “Records Guinness” appeared first on Sport.