Tirana do të luajë të premten me Partizanin, ndërsa bardheblutë shpresojnë që të mbushin sërish xhepat nga premioja e takimit. Sipas asaj që është mësuar, bardheblutë edhe për këtë sfidë do të kenë një premio.

Pak a shumë lojtarët e dinë, por me sa është marrë vesh ajo do të vërtitet rreth 2500 euro. Presidenti Refik Halili gjatë gjithë kësaj kohe ka shpërblyer lojtarët e tij, sepse në ndeshjet e vogla u ka dhënë rreth 50 mijë lekë të rinj shpërblim, ndërsa në derbin e fituar me të kuqtë u dha nga 2500 euro.

Kukësi – Mbrëmja e madhe e Tiranës me Kukësin është shpërblyer në mënyrë bujare nga presidenti Refik Halili. Lojtarët dhe stafi që ishin në fushë do të marrin 2500 euro premio. Janë burime pranë ekipit që bëjnë me dije një fakt të tillë. Shuma do të ndahet para sfidës me bardheblutë. Por nuk mbaron ende këtu. Presidenti Halili ka premtuar premio për të gjithë lojtarët, madje edhe rezervat. Një shumë gjigante, por që do të pasohet nga një tjetër premio e madhe, e cila do të vihet para ndeshjes me Partizanin.

The post Zbulohet premio e frikshme e Refik Halilit për futbollistët nëse fitojnë derbin appeared first on Sport.