Pep Guardiola udhëhoqi skuadrën e Bayern Munich në periudhën 2013-2016 duke arritur sukses me bavarezët vetëm në Bundesligë.

Trajneri spanjoll ka spikatur me eksperimentet e tij të cilat në fillim ndonjëherë janë dukur të tepruara, por në fund kanë rezultuar të suksesshme.

Pep duke parë se Manuel Neuer kishte një përdorim të mirë të topit ka dashur ta bëntë atë mesfushor.

Këtë ide të trajnerit aktual të Manchester City, e ka zbuluar shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

“Më erdhi një ditë dhe më tha se ka një ide që Neuer të luaj si mesfushor. M’u deshën disa ditë për të kundërshtuar Guardiolën për këtë nismë pasi e konsideroja arrogante”, ka theksuar Rummenigge.

The post Zbulohet prapaskena e çmendur/ Guardiola planifikoi një rol të ri për Neuer në fushë, jo si portier appeared first on Sport.