Sytë e Interit në drejtim të Marash Kumbullës po bëhen katër. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që po shkëlqen me Veronën është prej kohësh në listën e dëshirave të zikaltërve, por kaq nuk mjafton. Duke parë shpërthimin e tij dhe rritjen e jashtëzakonshme, Bepe Marota dhe Piero Auzilio kanë rritur presingun drejt Veronës dhe kanë takuar shpeshherë agjentin e tij Xhani Vitali.

Zikaltrit e kanë të hapur një dritare, sepse duan ta përfshijnë Kumbullën në tratativën e huazimit të Dimarkos te Verona. Antonio Konte ka dërguar vëzhgues në disa ndeshje të Veronës për të parë nga afër Kumbullën dhe duket sikur të gjitha rrugët të çojnë në një transferim të mundshëm në merkaton e verës. Por duhet kujdes. Konkurrenca është shumë e madhe dhe Marota duhet të tregohet i vëmendshëm dhe i zgjuar për të mos u kapur në befasi nga të tjerët.

The post Zbulohet plani i Interit për Marash Kumbullën appeared first on Sport.