Marash Kumbulla, padyshim është një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Serie A, ku po tregon paraqitje mbresëlënëse me Helas Veronën.

Si shkak i paraqitjeve shumë të mira, mbrojtësi shqiptar ka hyrë në orbitën e disa prej klubeve më të mëdha italiane. Prej kohësh qarkullojnë lajme se Interi, Juventusi dhe Napoli, interesohen për të marrë shërbimet e 20-vjeçarit.

Madje në një prapaskenë të zbuluar nga “La Gazzetta dello Sport”, thuhet se Napoli bëri edhe një ofertë në drejtim të klubit të lojtarit, në merkaton e janarit.

Thuhet se napolitanët ofruan 21 milionë euro plus bonuse për të marrë shërbimet e futbollistit, por kjo u refuzua nga Verona, të cilët vendosën ta mbajnë të paktën deri në fund të sezonit Kumbullën.

The post Zbulohet oferta, nuk do ta besoni sa ofroi Napoli në janar për Marash Kumbullën appeared first on Sport.