Të premten, Tirana do të luajë kundër Partizanit, në kuadër të javës së 24-të të Superiores. Në këtë supersfidë nuk do të mungojnë as tifozët e shumtë bardheblu të cilët priten të mbushin shkallët e “Air Albania Stadium”. Së fundmi, newsport.al ka mësuar se ultrasit “Capital Crew”” po përgatisin një koreografi speciale që do ta shpalosin në derbin e kryeqytetit.

Ata do të vendosen në tribunën “Fatmir Frashëri” e cila pritet të jetë tërësisht e mbuluar nga banderola gjigante. Mbështetësit e 24 herë kampionëvve të Shqipërisë kanë blerë sot copën për koreografinë spektakolare, ndërsa detajet janë të vështira për t’u gjetur. Këtë herë Tirana është pritëse dhe si e tillë do të ketë në dispozicion pjesën më të madhe të stadiumit.

The post Zbulohet koreografia e tifozëve të Tiranës në derbin ndaj Partizanit appeared first on Sport.