U bënë dy ndeshje radhazi që Kukësit i ikën fitorja nga duart. Nëse me Bylisin u barazuan në fund, ndaj Tiranës shkoi edhe më keq. Humbën dhe dorëzuan kreun. Skema ishte gati identike në këto 180 minuta: shënojnë të parët dhe tërhiqen në fund për të mbrojtur rezultatin.

Gazeta zbulon se disa lojtarë kryesorë të ekipit i kanë kërkuar trajnerit që të mos e zëvendësonin Vasil Shkurtajn, por ta linte që ta mbyllte krejt lojën. Madje edhe drejtori Nderim Nexhipi ka pasur të njëjtën kërkesë, por në fund Shpëtim Duro ka qenë i vendosur në të tijën.

Përtej këtij fakti verilindorët kanë treguar gjatë këtij kampionati se janë një skuadër mjaft kualitative dhe në momente të vështira dinë të ngrihet, ashtu sikundër vepruan në dhjetor. Pas asaj krize rezultatesh, mori 4 fitore radhazi dhe arriti në vendin e parë.

PANORAMASPORT.AL

The post Zbulohet kërkesa e pazakontë që i bënë futbollistët dhe Nexhipi Shpëtim Duros gjatë ndeshjes me Tiranën appeared first on Sport.