Supersfida e kësaj jave në Bundesligë mes Bayernit dhe Leipzigut u mbyll në barazim pa gola. Dy ekipet që kryesojnë renditjen u kënaqën me një pikë.

Ajo që ra më shumë në sy gjatë kësaj ndeshjeje, ishte prania e Jose Mourinho në shkallët e “Allianz Arena”. Shumë vetë u habitën nga prania e portugezit në këtë ndeshje, por arsyeja e pranisë së Mourinhos në këtë ndeshje ka të bëjë me faktin se Tottenhami dhe Leipzig do të përballen mes tyre në Champions League, pas 10 ditës.

“The Special One” ka vendosur ta ndjekë nga afër kundërshtarin e tij në Champions, për të zbuluar pikat e dobëta. /CNA.al

The post Zbulohet arsyeja/ Ja pse Mourinho ishte i pranishëm sot në ndeshjen e Bayernit appeared first on Sport.