Armando Sadiku është kthyer në liderin e sulmit të Malagas, emrin nga i cili skuadra shpreson të vijë shpëtimi për mbijetesën në La Liga 2, në një edicion të veçantë mes shumë problemesh jashtë fushës së lojës e kërcënimit për falimentim. Por gjithçka mund të ishte ndryshe nëse Sadiku do të kishte pranuar ofertën që i erdhi nga Izraeli, ku një klub ishte gati ta paguante mjaft mirë që t’i jepte lamtumirën Malagas.

Kartoni i futbollistit i përket Levantes në fakt, por e ka huazuar me të drejtë blerje te Malaga në pritje të gjetjes së një sistemimi përfundimtar për sulmuesin kuqezi. Sipas mediave spanjolle, një klub i madh izraelit ishte bërë gati të paguante për kartonin e futbollistit dhe i ofronte këtij të fundit një rrogë më të mirë se sa përfitonte aktualisht.

Por Sadiku e refuzoi ofertën që i erdhi edhe pse do të kishte kënaqur Levanten dhe do ta kishte shkëputur atë nga klubi spanjoll i cili në verë e mbajti peng deri në ditët e fundit të merkatos. Sadiku vendosi të mos shkonte në një kampionat si ai izraelit, edhe pse atje do të paguhej shumë më mirë. Sulmuesi zgjodhi të qëndronte te Malaga për të rikuperuar formën më të mirë dhe për të ndihmuar këtë skuadër të mbijetonte në La Liga 2, para se të kthehej përsëri te Levante për vitin e fundit të kontratës, pasi është e vështirë që Malaga të gjejë brenda pak muajsh të ardhurat për të blerë kartonin e tij.

The post Zbulohen prapaskenat/ Sadiku refuzoi oferten e çmendur në janar appeared first on Sport.