Menjëherë pas përfundimit të sfidave të kthimit, të vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë, janë përcaktuar edhe çiftet çerekfinale. Autostradë për Tiranën dhe Kukësin, të cilat kanë peshkuar skuadrat e Kategorisë së Parë, respektivisht Besëlidhjan dhe Apoloninë.

Ndërkohë për sa i përket axhendës së fazës çerekfinale, FSHF ka njoftuar se sfidat e para do të zhvillohen në datën 18 mars 2020, ndërkohë që sfidat e kthimit luhen në 8 prill 2020. Tirana, Vllaznia, Apolonia dhe Bylisi do të jenë skuadrat pritëse në takimet e para.

PËRBALLJET E FAZËS ÇEREKFINALE: 

1. Tirana-Besëlidhja
2. Vllaznia-Teuta
3. Apolonia-Kukësi
4. Bylis-Skënderbeu

The post Zbulohen datat, ja kur luhen ndeshjet çerekfinaliste të Kupës appeared first on Sport.