Alfred Mensah është një nga lojtarët e spikatur të skuadrës korçare, që është afruare dhe si një futbollist me perspektivë dhe që korçarët mund të veprojnë ashtu si me të huajt e tjerë, Olainka, Xhejms e Oto Xhon, për t’i shitur në një të ardhme të afërt e për të mbushur arkat.

Fitorja

“Ndeshja në Shkodër ishte e luftuar nga ana jonë. Ja dolëm që të marrim tri piktë duke luajtur mirë dhe kemi një grup shumë të mirë. Ekipi luan shumë mirë me topin dhe me pasime të shkurtra shkojmë në portën kundërshtare. Kemi marrë një fitore shumë të rëndësishme dhe që na shërben shumë edhe moralisht duke qenë se jemi larguar shumë edhe nga “zona e ftohtë”, – tha fillimisht lojtari me ngjyrë që vjen nga kampionati holandez në Korçë.

Synimet

Mensah është një lojtar me tipare sulmuese dhe ka zëvendësuar Krasniqin, ndaj edhe pritet shumë prej tij në Korçë. Trajneri Daja ka folur me superlativa, ndërsa sulmuesi ka shtuar: “Jam në presion, si në aspektin personal, ashtu edhe nga skuadra. Më kërkojnë që të shënoj, por unë po bëjë maksimumin, nuk është e thënë që të shënosh. Kur bën mirë dhe i shërben skuadrës besoj se ke bërë mirë. E rëndësishme që shënojnë shokët dhe ne marrim 3 pikët”.

Luftëtari

“Ne jemi të bindur se do të marrim 3 pikët dhe do të ngjitemi në renditje. Ky Skënderbe ka forcë më të madhe se kundërshtari i radhës, ndaj duhet që ta shfrytëzojmë këtë mundësi të mirë që ne kemi në fushën tonë. Do të marrim 3 pikët dhe më pas duhet që të fillojmë të mendojmë për vendet e sipërme, pasi mundësitë i kemi”, – tha Alfred Mensah në prononcimin që ka dhënë për “Rtshsport”, pas ndeshjes në Shkodër dhe në prag të takimit me Luftëtarin në Korçë.

The post Zbulimi i Skënderbeut nuk ka dyshime/ Mundim Luftëtarin dhe mendojmë për Europën appeared first on Sport.