Ditën e djeshme Barcelona mori lejen për të ndërhyrë në blerjen e një lojtari brenda kufijve spanjoll, pas dëmtimit të rëndë të Dembele. Alternativat na tavolinën e Bartomeut kanë qenë të shumta, por skuadrat nuk janë të gatshme të heqin dorë nga lojtarët e tyre në këtë fazë të kampionatit. E vetmja mundësi e Barçës është sulmuesi i Leganes, Martin Brejthuejt.

Danezi ka zhvilluar një kampionat në nivele mesatare, duke shënuar 6 gola dhe asistuar 5 herë me ekipin e tij, që ndodhet në vendin e parafundit në LaLiga, pozicion që nuk pritet të ndryshojë, duke parë nivelin e kësaj skuadre. Brejthuejt ka një klauzolë prej 18 milionë eurosh për prishje të njëanshme të kontratës, shumë që Barça nuk do e ketë të vështirë ta paguajë.

Drejtuesit katalanas po lëvizin me shpejtësi për të mbyllur çdo detaj, me qëllimin që lojtari të jetë i gatshëm për trajnerin Kike Setien për ndeshjen e fundjavës kundër baskëve të Eibar.

Ardhja e 28-vjeçarit do të veniste shpresat e Rei Manajt për një debutim të mundshëm me yjet e ekipit të parë. E vetmja mundësi për sulmuesin e kombëtares sonë është grumbullimi në Champions, por zbritja në fushë duket shumë e vështirë sepse në atë kompeticion, Barcelona hedh më të mirët në fushë.

The post Zbehen shanset e Manajt për të debutuar, Barcelona merr vendimin e papritur appeared first on Sport.