Napoli nuk gjen një minutë qetësi. Kur ka kaluar disa kohë nga sherri i madh mes lojtarëve dhe presidencës, hijet e një tjetër zënke janë në horizont. Ditën e sotme, trajneri Gattuso ka publikuar listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Cagliarit, ku bie në sy mungesa e Allan.

Ka qenë vetë trajneri që ka dhënë arsyet e këtij vendimi, duke u shprehur se braziliani është lënë jashtë për çështje disiplinore. “Allan nuk është stërvitur siç i kam thënë unë. Ai ecte, kështu që unë e lashë në shtëpi. E kam thënë që pas merkatos, që për Napolin duhet të vraposh, të luftosh dhe ta kesh mendjen vetëm te Napoli gjithë ditën. Kam 24-25 lojtarë për të menaxhuar, kështu që duhet të punojnë”, është shprehur Gattuso.

The post Ylli i Napolit nuk po e merrte seriozisht stërvitjen, Gattuso merr vendimin drastik appeared first on Sport.