Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka lëshuar sërish sinjale largimi nga katalanasit.

Ai ka dh ënë një intervistë për “Bleacher Report” ku tregon se do t’i pëlqente të luante me Cristiano Ronaldon. “Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me një nga lojtarët më të mirë të historisë. Të pëlqen ta shohësh duke luajtur dhe po shihet se çfarë po bën te Juventusi. Për mua është një nga më të mirët e historisë”, – tha Rakitic.

Ky është një mesazh i qartë për Juventusin, i cili e ka kërkuar prej kohësh kroatin, por ndoshta verën e ardhshme duhet të insistojë pak më shumë.

The post Ylli i Barcelonës tërbon tifozët, e thotë troç/ “Dua të luaj me Ronaldon” appeared first on Sport.