Do të luhet duke nisur nga ora 14:00 ndeshja mes Vllaznisë dhe Luftëtarit, e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Vllaznia do të futet në fushën e lojës vetëm për të marrë fitoren, për shkak se vjen edhe pas asaj humbje ndaj Teutës në transfertë. Pas disa ndeshjeve shumë të mira, te Vllaznia së fundmi ka pasur disa rezultate negative. Për këtë arsye kuqeblutë do të kërkojnë të bëjnë kthesën ndaj një kundërshtari që në letër duket i lehtë.

Megjithatë nuk pritet të jetë aspak e lehtë, pasi gjirokastritët do të provojnë të bëjnë surprziën në “Loro Boriçi”. Ekipi i Çoçllit do të ishte i kënaqur edhe me një barazim nga kjo ndeshje dhe do të përpiqen të mos dalin pa pikë nga ndeshja me Vllazninë.

Formacionet zyrtare:

VLLAZNIA: Efremov, Gligorov, Shehi, Adili, Marku, Krymi, Ramadani, Bardulla, Lika, Sidorenko, Silvio Zhunior. Trajner: Mirsad Jonuz

LUFTËTARI: Shala, Demo, Lala, Isufi, Kukaj, Dragoshi, Dushkaj, Açka, Oshafi, Çela, Mehmetllari. Trajner: Nikolin Çoçlli.

The post Vllaznia-Luftëtari, formacionet zyrtare/ Ja si zbresin në fushë dy ekipet appeared first on Sport.