Kryeministri i Italisë Xhuzepe Konte shpalosi planin e liberalizimit të lëvizjeve jo vetëm për qytetarët, por dhe për futbollistët.

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë italiane theksoi se në 4 maj, skuadrat mund të rinisin stërvitjet individuale në 4 maj, ndërsa në 18 maj mund të kryhen stërvitjet në grup.

Gjatë kësaj faze të dytë, lojtarët duhet të qëndrojnë në distancë 2 metra larg njëri-tjetrit, ndërsa do të vendosen tamponë dhe do të kryhen analiza të gjakut për të analizuar gjendjen shëndetësore të secilit prej tyre.

“Nga data 4 deri në 18 maj do të caktojmë distancat sociale. Do të lejojmë udhëtimet për punë ose për arsye shëndetësore. Do të lejojmë dhe vizitat ne familje, por duke respektuar distancat dhe vendosjen e maskave.

Aktivitet sportive duhet kryhen me 2 metra distancë mes sportistëve, ndërsa për ecje duhet të krijohet distancë 1 m. Për të lejuar organizimin e aktiviteteve sportive, sportistët do të lejohen të stërviten nga data 4 maj dhe të mbahen distanca nga 2 metra për grupet”, u shpreh kryeministri italian Konte

The post Vjen zyrtarisht lajmi fantastik/ Ja kur rinisin stërvitjet ekipet e Serisë A appeared first on Sport.