Alarmi i koronavirusit është kthyer në një shqetësim global. Megjithatë, Dele Alli, futbollisti i Tottenham, ka zgjedhur të argëtohet me të.

Ylli anglez i futbollit ka postuar një video në rrjetet sociale, për të cilën ka marrë kritika të shumta. Duke pritur në aeroport, futbollisti i Tottenham drejtoi kamerën nga një shtetas aziatik dhe më pas te një desinfektant për duart.

Video u cilësua ofenduese, diçka e cila u pranua edhe nga vetë futbollisti, që më pas i kërkoi ndjesë popullit aziatik.

Argëtimi i tepruar i Dele Allit ka irrituar Federatën angleze të futbollit, që kërkoi menjëherë shpjegime dhe pritet ta dënojë 23-vjeçarin.

The post Video: U tall me Coronavirusin/ Ylli anglez e pëson keq appeared first on Sport.