Me apo pa titullin kampion, klubi i Tiranës do të festojë si rrallëherë këtë vit që përkon me 100-vjetorin e krijimit. Bardheblutë kanë kohë që përgatiten ta kthejnë 2020-ën në festë dhe kanë zgjedhur aktivitete nga më të ndryshmet që do të zhvillohen muaj pas muaji për të bërë sa më të paharrueshëm këtë vit jubilar.

Nëpërmjet një video promocionale të shpërndarë në rrjetet sociale, klubi ka treguar edhe se cilat janë disa nga surprizat që presin tifozët në muajt e ardhshëm.

Kështu, pjesë e surprizave për tifozët do të jetë përurimi i librit “Tirona 100 vjet”, një dokumentar kushtuar 100-vjetorit të klubit, do të ketë një muze të veçantë për 100-vjetorin, këngën e 100-vjetorit, Kupën e 100-vjetorit si dhe miqësore luksi të cilat do të zbardhen në ditët në vijim.

The post VIDEO/ Tirana zbulon surprizat e 100-vjetorit appeared first on Sport.