Tirana dhe Partizani do të luajnë ditën e sotme në derbin e kryeqytetit, në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël.

Pritet të jetë një ndeshje shumë e bukur, si në fushën e lojë ashtu edhe në tribunat, ku do të jetë një numër shumë i lartë tifozësh.
Pikërisht tifozët e Tiranës kanë nisur marshimin e tyre në drejtim të stadiumit, “Air Albania”, ku do të shkojnë të mbështesin skuadrën e tyre. Bardheblutë shpresojnë në një rezultat pozitiv dhe mundësitë janë të mëdha, duke parë edhe formën e mirë që ekipi po kalon.

The post Video: Tifozët e Tiranës nisin marshimin drejt “Air Albania” appeared first on Sport.