Talenti i Chelsea, Billy Gilmour, është vetëm 18 vjeç, por trajneri Frank Lampard i besoi si titullar në takimin shumë të rëndësishëm përballë Liverpoolit, në FA Cuup.

Blutë e Londrës triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të Ëillian dhe Barkley, si dhe talenti Gilmour bëri një ndeshje fenomenale në mesfushë. Edhe pse ishte përballë një emri të njohur në futboll si Fabinho, 18 vjeçari anglez nuk u vu aspak në tension, madje ishte ai “bosi” i mesfushës.

Shumë duele të fituara, pasime të sakta dhe një qarkullim topi të shkëlqyer: Duket se Lampard e ka gjetur pasuesin e tij te Chelsea. Për të pasqyruar ndeshjen spektakolare të Gilmour, është edhe një episod, një duel një kundra një me Fabinhon, të cilit i fut topin mes këmbëve dhe e lë pas. Një talent i rrallë!

The post Video: Talenti i rrallë i Chelseas turpëron yllin e Liverpoolit/ Vetëm 18 vjeç appeared first on Sport.