Kukësi ka kaluar në avantazh 1-2 ndaj Teutës në “Niko Dovana”.

Kronologjia e ndeshjes:

51’ Kallaku provon nga distanca me një goditje të fortë ballore, Xhika përgjigjet mirë me një grushtim ndërsa më pas mbrojtja e Kukësit largon sferën.

57’ Mundësi e shkëlqyer për Teutën që të shënojë nga një goditje nga këndi. Topi i harkuar në zonë devijohet dhe mbërrin te Hoxha i cili devijon para Xhikës, por gardiani e ndal në kohë.

59’ Përplasje e rëndë në zonë mes Musollit dhe Vilës, mesfushori i Kukësit është ai që e pëson më rëndë pasi goditet në fytyrë dhe detyrohet të dalë me barelë dhe të largohet nga fusha.

64’ GOOOL Kukësi, shënon Shkurtaj pas super asistit të Abazajt.

The post Video: Shënohet goli i tretë në “Niko Dovana”, Kukësi në avantazh appeared first on Sport.