Ka përfunduar në “San Siro” gjysmëfinalja e vajtjes për Kupën e Italisë mes Milanit dhe Juves me rezultatin 1-1.

Pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë. Kuqezinjtë gjetën të parët golin me Rebic në minutën e 61′. Kroati shfrytëzoi saktë një krosim të Castillejo dhe dërgoi topin në rrjetën e Buffonit.

Në minutën e 73′, Milani mbeti me 10 lojtarë. Theo Hernandez doli nga fusha, pasi mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje ndaj Dybala.

Në minutat shtesë, Juventusi barazoi rezultatin me Cristiano Ronaldon, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Një 11-metërsh mjaft i kontestuar, për një prekje të topit me dorë brenda zonë nga mbrojtësi i Milanit, Calabria, gjatë një dyluftimi me Ronaldon. U desh ndërhyrja e VAR-it, që e akordoi penallti dhe më pas CR7 dërgoi topin në rrjetë.

Shpresat e tifozëve të Milanit ishin te Zlatan Ibrahimovic, por suedezi nuk ishte sot në formë të mirë. Ndeshja e kthimit do të luhet në Torino në 4 mars. /CNA.al

The post Video/ Ronaldo dhe VAR-i i heqin fitoren nga duart Milanit, Ibrahimovic në heshtje sot appeared first on Sport.