Cristiano Ronaldo dhe Paolo Dybala kanë qenë të pakënaqur në ndeshjen e Champions League, që Juventusi e humbi me rezultatin 1-0 kundër skuadrës së Lyon. Ata ankohen se mesfushorët nuk po i ndihmonin ata dhe e gjitha kjo është filmuar.

RMC Sport ka filmuar gjithçka, ndërkohë që CR7 dhe argjentinasi flasin spanjisht, me idenë që nuk do të kuptoheshin. E gjithë kjo situatë ka ndodhur kur skuadrat priteshin të zbritnin në fushë për fillimin e pjesës së dytë.

Ronaldo, i drejtohet shokut të skuadrës me këto fjalë: “Mesfushorët nuk po na mbështesin”. Sulmuesi tjetër, Dybala, bie dakord me të dhe e përforcon: “Askush nuk e merr topin”. Portugezi nuk ndalet me kaq: “Po, edhe në topat e dytë nuk po bëjnë asgjë”. Kjo bisedë me siguri nuk do të pritet mirë nga pjesa tjetër e skuadrës.

The post Video: Ronaldo dhe Dybala kapen mat, shokët e ekipit tërbohen nga kjo bisedë appeared first on Sport.