Portieri i Man. United, Romero, ka bërë një gabim që i ka kushtuar golin skuadrës së tij në ndeshjen në transfertë kundër Club Brugge, e vlefshme për Europa League.
32-vjeçari argjentinas tentoi të ndërpriste një aksion të kundërshtarit në minutën e 15-të, mirëpo dalja e gabuar rezultoi fatale sepse 22-vjeçari nigerian, Emanuel Denis, realizoi një parabol.
Kjo dalje e nxituar solli një tjetër rezultat jo shumë të kënaqshëm për “Djajtë e Kuq”, barazim 1-1, duke iu bashkangjitur kështu paraqitjeve jo fort të mira në kampionat.
WTF was Romero thinking
BRU 1:0 MUN#UEL pic.twitter.com/WAZy9MGUnK
— Bra Kwame Gaspar
(@gaspar_lee007) February 20, 2020
The post Video: Portieri i Man. United kujton se është Neuer, por bën gafën e pafalshme appeared first on Sport.