Në “Air Albania” po luhet supersfida mes Partizanit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi të Superiores do të kërkojnë të përfitojnë nga humbja e Kukësit në sfidën ndaj Tiranës, për t’iu afruar sa më shumë kreut.

Kronologjia e ndeshjes:

4′ GOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Gafa e rëndë e Isli Hidit, i cili i ka dhuruar topin brazilianit Melo, pas devijimit të Solomon, teksa braziliani nuk fal duke kaluar në avantazh skuadrën e kuqe.

7’ Bylisi nuk arrin të rrezikojë ndërsa është Partizani që është pozicionuar në lojën e vet tipike i mbledhur mirë në mesfushë në pritje të goditjes së hapësirave që mund të krijojë kundërshtari.
13′ Provon Bylisi me Muratajn, i zili kroson në zonë për Guindon, por Bilali largon rrezikun në këndore.

19′ GOOOOOL PARTIZANI 2-0/ Kampionët dyfishojnë rezultatin me Çinarin, i cili pas harkimit të Trashit, devijon bukur me kokë duke dyfishuar shifrat. Në festë tifozët e kuq.

The post Video: Partizani në formë, shënon të dytin ndaj Bylis appeared first on Sport.