Në “Air Albania” po luhet supersfida mes Partizanit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi të Superiores do të kërkojnë të përfitojnë nga humbja e Kukësit në sfidën ndaj Tiranës, për t’iu afruar sa më shumë kreut.

Kronologjia e ndeshjes:

4’ GOOOL Partizani, shënon Kordeiro. Telushi hedh një top të gjatë në zonë, Hidi del e kontrollon pa probleme. Por pastaj portieri ia jep topin në këmbë Kordeiros i cili e falënderon duke e çuar sferën në rrjetë për golin më të thjeshtë të mundshëm.

19’ GOOOL Partizani, shënon Çinari. Pas një goditje nga këndi, topi del nga zona dhe shkon përsëri te Trashi i cili harkon në zonën kundërshtare. Aty Çinari me kokë devijon para Hidit dhe dyfishon rezultatin.

22’ Ballshiotët vazhdojnë që të kërkojnë golin me harkime nga krahët, por Guindo deri tani nuk ka pasur mundësinë të rrezikojë në lojën në ajër, i kontrolluar mirë nga prapavija e vendase.

25’ Ntepe i vjedh topin Bilalit e pastaj rrëzohet në tokë, ndërsa Telushi largon sferën në fundore. Kërkojnë penalti ballshiotët por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

30’ GOOOL Bylis, shënon Ntepe. Solomon e tepron me mbajtjen e topit pranë zonës së tij dhe Murataj i merr sferën duke harkuar për Ntepe i cili nuk gabon me një gjuajtje me kokë.

The post Video: Partizani-Bylis, rihapet takimit/ Ballshiotët tundin rrjetën appeared first on Sport.