Një gol “fantazmë” u regjistrua në ndeshjen mes Partizanit dhe Bylisit të zhvilluar në “Air Albania”, takim ky i vlefshëm për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, u shpreh i bindur në prononcimin pas sfidës, se topi te goli i dytë i ballshiotëve, nuk e kishte kaluar vijën fatale.

Ai nuk ka nguruar që në fundin e ndeshjes, të bëjë VAR-in me celular, teksa pamjet i ka ndarë dhe me trajnerin Dovedan. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një video ekskluzive nga ky moment, ndërkohë që tekniku i skuadrës ballshiote mbetet pa fjalë në momentin që Rama i tregon videon e golit të dytë të Guindos. Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme:

The post VIDEO/ Olsi Rama i fiksuar keq, shikoni çfarë i bën Dovedanit appeared first on Sport.