Një gol fantazmë u regjistrua në supersfidën e Kategorisë së Parë, Grupi B, mes Pogradecit dhe Lushnjës, i cili tërboi skuadrën e Ilir Gjylës. Liqenorët triumfuan me rezultatin 2-1, falë golave të realizuara nga Liçkollari dhe Jahaj me 11-metërsh. Ndërkohë që për lagunarët realizoi Gjyla në minutën e 31-të.

Një ndeshje tepër e luftuar, teksa në minutën e 5-të shtesë, pas një harkimi nga e majta, futbollisti i Lushnjës, godet me kokë, teksa portieri Dramolli kontrollon topin në veshtirësi, ndërkohë që futbollistët myqzeqarë, pretendojnë se sfida e kaloi vijën fatale. Nuk ishte i këtij mendimi gjyqtari Ardian Beqiri, i vazhdoi lojën, teksa Pogradeci u largua nga fusha me 3 pikë të arta. Nga pamjet duket qartë, që portieri Dramolli është futur me gjithë top brenda… Për më tepër shikoni videon:

The post Video/ Nuk kanë fund gafat e gjyqtarëve, shikoni çfarë goli i anulojnë Interit appeared first on Sport.