Përballje dramatike në “Air Albania”. Tirana e Emanuel Egbosë, ka përmbysur Kukësin në 3 minuta. Një triumf titulli për bardheblutë, të cilët iu falën supergolit të Idriz Bathës dhe saktësisë së Agustin Torasës.

Ndërkohë në minutën e 52-të, Kristi Vangjeli shkaktoi një autogol duke i dhuruar avantazhin e përkohshëm verilindorëve. Me fitoren e sotme, bardheblutë rrëmbejnë për herë të parë në këtë kampionat kreun e renditjes.

FT: KUKËSI-TIRANA 1-2

88′ GOOOOOL TIRANA 1-2/ Përmbysje e çmendur. Torasa kalon në avantazh bardheblutë. Festë e çmendur e kryeqytetasve. 

85′ GOOOOOL TIRANA 1-1/ Batha realizon një supergol nga goditja e dënimit. Shpërthen festa në “Air Albania” .

84′ Kukësi me 10 lojtarë, Olsi Teqja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kale.
52′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida, verilindorët kalojnë në avantazh pas autogolit të Kristi Vangjelit. Meritë për këtë avantazh ka padyshim Musta, i cili depërtoi bukur nga e majta dhe harkoi një top në zonë për Shkurtaj, por i pafat Vangjeli, i cili padashje e devijon në portën e tij. 

Përfundon pjesa e parë. 

44′ Iluzion goli në “Air Albania”. E pabesueshme çfarë përdoron Rroca, pas asistit fantastik të Valon Ethemit. Gjuajtja me të djathtën e mesfushorit ka shkuar ngjitur me shtyën e djathtë pingule.

25′ Kukësi gjen rrugën e rrjetës me Shkurtajn, por goli anulohet, pasi gjyqtari kishte akorduar më herët faull në sulm ndaj Vangjelit. I drejtë vendimi i gjyqtarit.

15′ Ndeshja ka nisur me rritëm të lartë. Tirana kërkon me ngulm golin e avantazhit, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e Xhikës

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobinah, Torasa, Kale, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo

The post VIDEO/ Ndeshje e çmendur, Tirana fiton me përmbysje ndaj Kukësit dhe merr kreun appeared first on Sport.