Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng, ka marrë shumë vëmendje gjatë kohës së fundit – fillimisht shkaku i spekulimeve për një largim potencial nga Allianz Arena e tani për një ndërhyrje ndaj mesfushorit të Hoffenheimit, Christoph Baumgartner.

Mesfushori australian i Hoffenheimit, Christop Baumgartner e kishtë pësuar një ndërhyrje të keqe nga mbrojtësi i Bayernit Jerome Boateng, vetëm katër minuta pasi hyri në ndeshjen e 1/8 të finales së Kupës së Gjermanisë (DFB Pokal), transmeton Gazeta Express.

Përkundër që kishte qenë duke fituar me rezultat 3:1 në minutën e 75-të, Boatengu bëri çmos për ta ndalur një aksion të Baumgartner, duke u gjuajtur mbi të me prapanicë. Videoja e kësaj ndërhyrjeje është bërë virale nëpër rrjete sociale.

Incredible tackle by Boateng vs. Hoffenheim’s Baumgartner from soccer

The post VIDEO/ Ndërhyrja horror me prapanicë e Jerome Boateng që po bën xhiron e internetit appeared first on Sport.