Myrto Uzuni duket në një formë të shkëlqyer, teksa në ndeshjen e sotme ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës me ekipin e tij. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në minutën e 7’ për Lokomotivën e Zagrebit, teksa i ka dhënë avantazhin ekipit të tij, ku ia doli ta dërgojë topin në rrjetë pasi kishte ngelur në zonë pas një goditje këndi.

Ekipi i shqiptari është duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj Varazdin në transfertë, teksa rrugën e golave e ka hapur beratasi. 24-vjeçari është duke kaluar një formë shumë të mirë, pasi vetëm pak ditë më parë shënoi dopietë për ekipin e tij ndaj Istra 1961.

The post VIDEO/ Myrto Uzuni i pandalshëm, realizon supergol në Kroaci appeared first on Sport.