Lazio ka marrë një fitore të madhe në “Olimpico” ndaj Interit, në supersfidën e javës së 24-të në Serie A.
Bardhekaltrit e filluan vrullshëm takimin, duke goditur traversën me Milinkovic-Savic. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 44-të, ku Ashley Young i gjendur brenda zone mposhti Strakoshën me një goditje të bukur, pas topit të goditur nga Candreva. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për zikaltrit.
Lazio barazoi rezultatin 1-1 në fillim të pjesës së dytë. Immobile dërgoi në rrjetë penalltinë e fituar po nga vetë ai, pasi u pnegua brenda zone nga De Vrij.
¡Se emparejó el partido! Tras una jugada con muchos choques se marca un penal que Immobile anota sin problemas.
No te pierdas el resto del partido a través de: ESPN+#seria #Lazio pic.twitter.com/WmojLLOimZ— ESPN Deportes (@ESPNDeportes) February 16, 2020
Në minutën e 69-të ishte Milinkovic-Savic që shënoi golin e avantazhit për bardhekaltrit, mesfushori serb shënoi pas një rrëmuje në zonë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Pas kësaj fitoreje, Lazio ngjitet në vendin e dytë me 56 pikë, një më shumë se Juventusi i vendit të parë. Interi është i treti me 54 pikë. /CNA.al
The post Video: Lazio me fitore të madhe ndaj Interit, ngjitet në vendin e dytë appeared first on Sport.