Surpriza Lazio vijon ende në kampionatin Italian, me bardhekaltrit që sot regjistruan suksesin e radhës pasi mposhtën Bolognën me rezultatin 2-0 dhe u ngjitën në krye të renditjes me 62 pikë, pozicion që do ta mbajë për të paktën një javë, duke përfituar edhe nga shtyrja e ndeshjes Juventus-Inter.

Bardhekaltërve të Simone Inzaghit u mjaftuan vetëm tre minuta në “Olimpico” për të siguruar marrjen e tre pikëve, pasi fillimisht Luis Alberto në minutën e 18’ dhe më pas Correa në të 21-tën ndëshkuan Bolognën dhe vunë në kasafortë fitoren.

Pjesa tjetër e ndeshjes ishte mjaft e luftuar dhe si Lazio, ashtu edhe Bologna patën mundësi për të shënuar gola të tjerë, por nuk arritën të konkretizojnë si duhet.

Me këtë fitore kryeqytetasit shkojnë në kuotën e 62 pikëve në vendin e parë, dy më tepër se Juventusi dhe plot 8 më tepër se Interi i vendit të tretë.

The post Video: Lazio eliminon Bolognën dhe kap vendin e parë appeared first on Sport.