Lacio e të rinjve ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur 1-3 Empolin në transfertë.

BE606C21-1007-4D88-9307-0FC41F11344E-696x391

Në fushë për bardhekaltrit ishin edhe 3 talente shqiptarë, si Marko Alia, Serxhio Kalaj, Emiliano Shoti dhe Angelo Ndrecka. Pikërisht ky i fundit dhe portieri Alia janë shfaqur shumë të lumtur pas përfundimit të ndeshjes, teksa kanë bërë edhe një kërcim epik duke gëzuar.

Alia në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, ka postuar një video ku shihet së bashku me Ndreckën duke kërcyer pas fitores së marrë, nën ritmet e muzikës shqiptare. Me fitoren e sotme Lacio shkon në kuotën e 23 pikëve dhe renditen në vendin e 9-të.

 

The post VIDEO/ Lacio flet shqip, futbollistët ia marrin valles appeared first on Sport.