Marash Kumbulla, ndaj Juventusit beri një paraqitje fantastike, ndërsa mediat më të njohura në Itali, i kanë vendosur notën më të lartë.

Lehtësisht e kuptueshme kjo, pasi ishte tipiku i një mbrojtësi modern.

Shumë herë duke mbyllur yjet e njohura të Juventusit, për të vazhduar me një gol të anulluar për shkak të milimetrave, por edhe vendimtar në golin e fitores, pasi fitoi duelin me Bonucin dhe ky i fundit kapi topin me dorë, duke u kthyer në penallti.

Shqipëria duhet të ndihet me fat që ka një lojtar të tillë në gjirin e saj. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni disa prej momenteve që shohin Kumbullën si protagonist ndaj Juventusit.

The post VIDEO/ Këto janë momentet kur Marash Kumbulla ‘fut në xhep’ sulmuesit e Juventusit appeared first on Sport.