Në sfidën mes Kukësit dhe Tiranës ka ndodhur diçka e pazakontë. Janë dëmtuar të paktën 150 stola në të gjithë sektorët. Pas ndeshjes ka pasur disa shoqërime në polici dhe kjo e fundit ka proceduar penalisht disa prej tyre, të gjithë të identifikuar nga kamerat e sigurisë.tif

Në fakt, pas golit të Kukësit, përkrahësit bardheblu hedhin në fushë copa karrigesh dhe bidonë uji në krahun e lojtarëve të Tiranës. Gjyqtari nuk nis lojën, sepse sinjalizohet nga ndihmësit e tij. Lika dhe Gentian Muça detyrohen të vrapojnë dhe pastrojnë cepin juglindor të fushës që të nisë loja.

Të njëjtën gjë bëjnë edhe tifozët e Kukësit kur shënon dy herë Tirana. Karrige, copa karrigesh dhe çdo send i fortë hidhet në fushë edhe nga kuksianët. Një ngjarje e shëmtuar në një ndeshje me nivel të lartë sportiv.

The post Video/ Ja momenti kur tifozët e Tiranës thyejnë stolat dhe i hedhin në fushë appeared first on Sport.