Skënderbeu mposhti ditën e djeshme Besën në Korçë me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Kavajë, bardhekuqtë kishin fituar 2-0, një rezultat që ia u bënte më të lehtë kalimin për në fazën tjetër. Megjithatë te Skënderbeu nuk e nënvlerësuan ndeshjen e kthimit, teksa morën edhe një fitore tjetër me rezultatin 1-0, falë një goli të shënuar nga Mensah.

Ky i fundit në minutën e 39’, pas një pasimi perfekt të marrë në mesfushë, ka shpërthyer në drejtim të portës kundërshtare, teksa përballë portierit kundërshtar është treguar shumë i saktë, duke e dërguar topin në rrjetë.

Për më shumë shikoni videon me golin e shënuar:

The post Video/ Iu la targën mbrojtësve, shikoni supergolin e futbollistit të Skënderbeut appeared first on Sport.