Ish futbollisti i Skënderbeut, Liridon Latifi ka shkëlqyer me ekipin e tij Sheriff Tiraspol, në miqësorën e zhvilluar ndaj Dinamo Auto. Mesfushori me tipare sulmuese, ka arritur të shënojë një “perl” nga jashtë zone në fund të ndeshjes me Dinamo Auto.

Sherif Tiraspol vazhdon fazën përgatitore për fillimin e sezonit të ri, ndërsa kanë zhvilluar një ndeshje testuese ndaj kundërshtarëve të tyre Dinamo Auto. Tiraspol ka arritur të dominojë ndeshjen duke fituar me rezultatin 4-0. Teksa tre golat e parë janë shënuar brenda 45 minutave të pjesës së parë, për të vendosur “qershinë mbi tortë” ka menduar Liridon Latifi i cili me anë të një predhe nga jashtë zone shkund trekëndëshin e portës kundërshtare dhe çon rezultatin në 4-0.

26 vjeçari ka lënë gjurmë të rëndësishme në Shqipëri me ekipin e Skënderbeut ku bënte diferencë të madhe me pjesën tjetër të lojtarëve. Pas transferimit tek ekipi hungarez i Puskas, Latifi vazhdon aventurën tek klubi i Sherif Tiraspol prej korrikut të 2019 dhe duket se mesfushori po i rikthehet formës optimale të mëparshme.

Friendly gameFc Sheriff – Dinamo Auto

Gepostet von Liridon Latifi am Mittwoch, 5. Februar 2020

 

The post Video/ Ish-futbollisti i Skënderbeut dhuron spektakël, shënon supergol nga jashtë zonës appeared first on Sport.