Interi ka kaluar në avantazh në supersfidën e javës së 24-të në Serie A, ndaj Lazios në “Olimpico”.

Ishte Ashley Young që mposhti Strakoshën me një goditje të bukur brenda zone, pas topit të ardhur nga goditja e Candreva-s.

Të mendosh që shumë tifozë u tallën me zikaltrit, kur transferuan në janar anglezin 35-vjeçar, duke e quajtur atë si gjysh, apo plak. Por, Young ka qenë fantastik në ëkto ndeshje të para me Interin dhe një titullar apsolut.

Tifozët zikaltër në festë, ndërsa “Olimpico” i tejmbushur sot në heshtje. /CNA.al

The post Video: “Gjyshi” i Interit mposht Strakoshën dhe hesht një stadium të gjithin appeared first on Sport.