Tirana dhe Skënderbeu nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në supersfidën e sotme, që prodhoi mjaft polemika. Bardheblutë barazuan shifrat në minutën e 76-të. Një gol i dyshimtë ky për Tiranën pasi në momentin e goditjes së dënimit Kale e nis topin në lëvizje e sipër, ç’ka është e ndalueshme.

Por, për arbitrin Kridens Meta gjithçka ishte e rregullt, edhe pse lojtarët korçar protestuan me të drejtë për atë moment.

Në fund, arbitri nuk ka as një penallti të pastër për Skënderbeun.

Pas këtij barazimi Tirana mban vendin e dytë me 41 pikë, ndërsa Skënderbeu pozicionohet në vendin e shtatë me 29 pikë.

 

The post Video/ Gjykimi skandaloz i Kridens Metës, goli i Tiranës i parregullt. I mohoi dhe një penallti Skënderbeut appeared first on Sport.