Sfida Tirana-Skënderbeu (1-1), në “Air Albania” ishte ndeshja e parë për javën e 22-të në Kategorinë Superiore. Sfida u zhvillua me ritme të larta ku bardheblutë poseduan ndjeshëm topin, ndërsa nga ana tjetër korçarët përdorën armën e tyre më të fortë, kundërsulmet. Në fillim ishte Bregu ai I cili shënoi për Skënderbeun pas një gabimi të mbrojtësëve të Tiranës, ndërsa bardheblutë barazuan shifrat me Cale në minutën e 76 të takimit.

Megjithatë rastet e diskutueshme gjatë lojës nuk munguan. Një moment tepër delikat ishte gjatë pjesës parë, konkretisht në minutën e 37 të takimit kur Cale arriti të shënonte gol për Tiranën, por arbitri e anulloi për prekje me dorë të Ngoo-së më parë.

Nga pamjet gjatë dyluftimit të Ngoo-së me Pëllumbin shihet se prekja me dorë në fillim është realizuar nga mbrojtësi i Skënderbeut, ndërsa Ngoo nuk shihet qartë nëse e ka prek ose jo. Nga pamjet e para goli duhet të ishte i rregullt, ose penallti për ekipin e Tiranës, por arbitri i ndeshjes Kridens Meta në ato momente ka menduar ndryshe. Që në fillim ka patur prekje me dorë nga ana e Pëllumbit e ka konstatuar edhe analisti Matko Djarmati në emisioni “Zona Gol” në Supersport, i cili është shprehur se: Në fillim e prek Pëllumbi. Arbitri duhet të jepte penallti për Tiranën.

The post Video/ Gafa e Kridens Metës, i anuloi një gol të rregullt Tiranës appeared first on Sport.