Lindon Selahi padyshim është një nga lojtarët më të mirë te Kombëtarja, i cili premton shumë për të ardhmen.

Lojtari ka rezultuar të jetë vendimtar edhe me Tuenten në Holandë, ekip ku ai aktivizohet këtë sezon. 21-vjeçari ka qenë protagonist në ndeshjen e djeshme ndaj Herenvenit, ku ekipi i tij humbi me rezultatin 3-2.

Në minutën e 72’, Selahi pasi merr një pasim jashtë zone dhe menjëherë niset drejt portës kundërshtare, duke kaluar të gjithë që i dolën para. I shfaqur përballë portierit, mesfushori kuqezi nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë, duke shënuar për ekipin e tij, ndonëse nuk morën dot të paktën 1 pikë.

The post Video/ Fantastik mesfushori i Kombëtares, shënon supergol një Holandë appeared first on Sport.