Sokol Cikaleshi ka qenë protagonist kryesor me skuadrën e tij, Akhisarspor ditën e sotme, në ndeshjen ndaj Menemenspor, dy aktivizohen dy shqiptarë të tjerë, David Domgjoni dhe Gentjan Selmani.
Ndeshja përfundoi në barazim 2-2, ku një nga golat u shënua nga Cikalleshi. Ky i fundit në minutën e 67’, pasi bën disa lëvizje të bukura në zonën e kundërshtarëve, gjuan bukur topin dhe e çon në rrjetë duke mposhtur portierin Selmani.
Një gol shumë i bukur nga sulmuesi shqiptar, por nuk i vlejti ekipit të tij për të marrë fitoren, pasi miqtë realizuan dy herë me Yildirim dhe Boztepe, duke barazuar rezultatin.
Me këtë barazim, Akhisarspor renditet në vendin e 6-të me 29 pikë, ndërsa Menemenspori në vendin e 8-të po ashtu me 28 pikë.
Sokol Cikalleshi’nin golü
#akhisarspor #gol pic.twitter.com/RrBkHJmYIZ
— akhisarsporlu (@greenholigan7) February 10, 2020
The post VIDEO/ Fantastik Cikalleshi, i shënon gol Selmanit në kampionat appeared first on Sport.